Anderlehti ka zhvilluar javën e 6-të të kampionatit në Belgjikë, atje ku ka barazuar me rezultatin 1-1 ndaj Antwerp. Ajo që është parë edhe në këtë takim, është fakti se Abazajt ka munguar sërish.
Këtu nuk po flasim vetëm për fushën e lojës, por edhe për pankinën. Futbollisti shqiptar nuk gjendej as në stol, në një situatë që ngelet e pakuptueshme edhe për vetë tifozët e ekipit belg.
Duke parë golat dhe performancat e dhuruara nga ana e Abazajt në kampionatin shqiptar, interesi ishte i lartë për të parë aftësitë e futbollistit shqiptar. Megjithatë duke parë zgjedhjet e trajnerit të gjigandëve belg, atëherë na duhet të presim, ndoshta edhe shumë gjatë. /Shqipëria.ch/