Napoli dhe Atalanta do të luajnë në ndeshjen e sotme, e cila është e vlefshme për kampionatin italian. Me rëndësi të madhe është ky takim për miqtë, që duhet të fitojnë për të rritur shpresat sa i përket një kualifikimi të mundshëm në “Champions League”.
Mision më shumë se i vështirë, pasi Napoli është një skuadër me kualitete të mëdha dhe aktualisht ndodhet në vendin e dytë të Serisë A. Në këtë përballje do të luajnë nga minuta e parë dy lojtarë shqiptarë, Hysaj dhe Gjimshiti.
Në ndryshim nga ndeshja delikate me Arsenalin, ajo e kthimit, ku Ançeloti i dëgjoi së tepërmi dëshirat e tifozëve për të ulur shkodranin në pankinë, këtë herë Hysaj do të luajë nga minuta e parë. Ndërsa nga krahu tjetër, ashtu siç edhe pritej në fakt, trajneri Gasperini ka rikthyer nga minuta e parë Berat Gjimshitin për betejën e vërtetë. /Shqiperia.ch/