
Napoli do të rikthehet në fushën e lojës gjatë ditës së sotme, atje ku do të ndeshet në transfertë ndaj Parmës. E vështirë duket një përballje e tillë, pasi vendasit shkaktojnë jo pak shqetësime me futbollistët e tyre.
Elseid Hysaj do të jetë nga minuta e parë në këtë takim, megjithëse Malkuit e ka fituar “betejën” me shkodranin. Aftësitë e mëdha që ka francezi për të nxjerrë përpara skuadrën në krahun e djathtë, kanë bërë që mbrojtësi shqiptar të harrojë për pak kohë pjesën e të luajturit në vendin e preferuar.
Por Ançeloti ka menduar një zgjidhje për të mesmen e artë. Malkuit nga i djathti dhe Hysaj në të majtën. Kështu do të vendoset formacioni ndaj Parmës, ndërsa shkodrani do të ketë një detyrë mjaft të vështirë, pasi i duhet të ndalojë “motorin Gervinho” që zotëron kundërshtari. Ndërkohë “koka e turkut” tashmë përfundon Ghoulam për Ançelotin, që me Sarin ishte një nga lojtarët më të mirë të skuadrës. /Shqiperia.ch/