You are here
Home > Futboll Bota > Ançeloti e thotë hapur largimin e Hysajt: Nuk më pëlqen të flas, por e konfirmoj interesimin tonë

Ançeloti e thotë hapur largimin e Hysajt: Nuk më pëlqen të flas, por e konfirmoj interesimin tonë

Prej më shumë se një viti, çështja e Elseid Hysajt tek Napoli, është kthyer në një telenovelë. Kjo për arsyen se është aluduar shumë për largimin e mbrojtësit shqiptar nga rradhët e napoletanëve, pasi me ardhjen e Ançelotit në krye të ekipit italian, Elseidi nuk mundi dot të dilte kurrë në lojën e tij dhe njëkohësisht aktivizimet e tij në fushën e blertë kanë qënë më të pakta në krahasim me sezonet e shkuara.

Mesa duket kjo gjë po vjen drejt një rrugëzgjidhjeje, pasi në garë për të marrë shërbimet e shqiptarit është futur edhe klubi i Interit, ku Spaleti ka një simpati të veçantë për Elseidin. Ditë e sotme, duket se Karlo Ançeloti ka filluar të mendojë për zëvendësuesin e tij, pasi në konferencën e tij për shtyp, u shpreh se mbrojtësi i Totenhemit, Tripier, është nën radarët e Napolit.

“Nuk më pëlqen të flas për futbollistë të skuadrave të tjera, por mund t’ju konfirmoj se Trippier dhe Lozano janë dy emra që po i ndjekim me interes. Më pas t’ia lëmë kohës për të parë se si do të rrjedhin ngjarjet”, u shpreh Ançeloti./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top