
Trajneri i klubit të Napolit, duket se do të bëjë ndryshime në formacion në ndeshjen e rradhës kundër ekipit të Parmës, që luhet në “Sao Paulo”. Në një deklarat për mediat mediat italiane, përpara sfidës së ditës së nesërme italiani po mendon ndryshime në formacion.
Karlo Ançeloti, duke parë që ka një përballje të lehtë në letër, ka të drejtë që në formacionin e tij titullar, të ulë disa lojtarë në stol për arsyje ç’lodhjeje. Ndeshjet e skuadrës së Napolit janë shumë të afërta me diferencë kohore nga njëra tjetra. Të paprekëshëm në ekpin e tij janë vetëm Kulibali, Insinje dhe legjionari i kombëtares tonë, Elseid Hysaj.
Numri një i pankinës napoletane duket se është i dashuruar me mbrojtësin shqiptar, të cilin e shikon si një lojtarë tepër të vlefshëm për ekipin e tij në pozicionin që ai luan. Elseid Hysaj në këtë fillim sezoni me ekipin e Napolit ka qënë gjithmonë titullarë dhe ka kryer një lojë tëpër të pëlqyeshme për trjanerin italian. /Shqipëria.ch/