You are here
Home > Kombëtarja > Analizë brenda familjes, Foto këshillon Tomin për gabimet ndaj Romës

Analizë brenda familjes, Foto këshillon Tomin për gabimet ndaj Romës

“Bëm baba të të ngjaj”, e tillë është dhe historia e familjes Strakosha në shërbim të fanellës kuqezi. Gabimet janë normale, akoma më mirë kur ato t’i vendosin në dukje e aq më tepër nga babi yt. Për Tomin i ati ka qenë gjithmonë një hero dhe shembulli i duhur për t’u ndjekur në të gjitha aspektet e jetës. Ndeshja derbi ndaj Romës e vendosi portierin tonë disi në vështirësi e sidomos goli i Kolarov. I ftuar në emisionin “Zona Gol” në “SuperSport”, Foto Strakosha tregoi tensionin e lartë të  derbit, ndërsa si një trajner dhe një prind këshillues, nuk nguroi të tregonte edhe  gabimet  e të birit  gjatë ndeshjes.

Golat e pësuar ndaj Romës? Nëse duam që të korrigjohet apo të bëhet më i mirë, vërtetë duhet komplimentuar për pritjet, por në radhë të parë duke parë nga gabimet duhet të rritet. Kjo është në edukatën e punës së Tomit”.

Çfarë mund të bëhej më tepër në golin e Kolarov? Pozicioni ku ishte vendosur. Pa u nisur Kolarov, dy tre lojtarë të Romës ishin përpara murit mbrojtës dhe dy-tre të tjerë shkuan për t’i markuar. Në atë moment është detyruar të shoh topin, por edhe kur kundërshtari të vendoset aty, portieri është i detyruar të qëndrojë te pozicioni i tij. Duhej të ishte pozicionuar më tepër nga e majta e tij. Edhe pse kundërshtarë përpara, portieri duhet të mbaj pozicionin e vet”.

Çmimi i tërhequr për Tomain në mbrëmjen Ambasadorët e Sportit? Gëzimi dhe kënaqësia ishte e dyfishtë. Njeriu më i denjë për ta marrë shpërblimin ishte bashkëshortja ime dhe nëna e Tomit, sepse ishte edukata që ajo i ka mësuar gjatë këtyre viteve. Ishte një rastësi e bukur që Tomi nuk mund të paraqitej personalisht, sepse kishte ndeshje dhe çmimin e mori nëna e tij”.

Ofertat për Tomain, Tare tha se nëse Alison kushtoi 80 milionë euro, strakosha kushton 81 milionë? Çmimin e di Lacio. Ai është pjesë e Lacios në këtë sezon dhe për tre vjet të tjera në vazhdim. Nga ana profesionale dhe emocionale, Tomi është i lumtur që është pjesë e atij klubi. Nuk e kam vënë asnjëherë në dyshim, që të kalonte diku tjetër. Kush është interesuar? Nuk mund ta themi dot. Nga momenti që nuk është zyrtare, nuk mund të flasim me emra”- ka përfunduar Foto Strakosha./Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top