
Sa shumë kritika, ndonjëherë edhe të tepruara edhe jashtë çdo limiti të Starovës kundër Panuçit. Shumë gjykime e paragjykime nga ana e trajnerit shqiptar kundër kolegut të tij italian, ndërsa historia tregon se ka ndryshime mes rolit të analistit dhe njeriut që drejton nga pankina.
Aktualisht, Starova nuk drejton asnjë ekip, ndërsa shfaqet herë pas here në media të ndryshme, për të dhënë mendimet e tij. Në sezonin e shkuar tekniku shqiptar morri Feronikelin, me objektiv titullin kampion, e në fund duke ia hedhur paq një rënie nga kategoria.
Në këtë sezon, pa të, klubi në Kosovë fluturon në krye duke u shkëputur ndjeshëm nga ndjekësit më të afërt, ndërsa gjendet në kuotën e 23 pikëve. /Shqiperia.ch/