You are here
Home > Kombëtarja > Ana e panjohur e Memushajt: Nuk fola për tre muaj me trajnerin, i kërkova llogari për aktivizimin tim

Ana e panjohur e Memushajt: Nuk fola për tre muaj me trajnerin, i kërkova llogari për aktivizimin tim

Ledian Memushaj kohët e fundit tek ekipi i Peskarës është në qëndër të vëmëndjes, pasi dhe rendimenti i lojtarit është tepër i lartë, teksa është shndërruar në lojtarin asist.

Ditën e sotme Memushaj ka folur për median “Ottopagine.it”, ku shprehet  për eksperiecën e tij tek Peskara. Gjithashtu mesfushori tregon se si u dashurua me këtë klub dhe me këtë qytet, ndërsa ka treguar edhe për konsideratat që ka patur mes tij dhe ish-trajnerit të Peskarës, Zemanit. Futbollisti i Kombëtares tregoi edhe se ka patur edhe një debat me trajnerin e Beneventos, ku me këtë të fundit nga kjo “përplasje” nuk kanë folur me njëri-tjetrin për afro 3 muajsh.

“Që për pak kohë, un arrita të dashurohesha me Peskarën, me klubin, me qytetin, me sheshin dhe e kuptova menjëherë që me një shëtitje, për këtë qytet krijova një ndjesi të veçantë. Me Zemanin krijova një lidhje të veçantë tek Peskara dhe e kuptova që nuk do të shkulte flokët për mua.

Ndërsa me Ze Derbin pata një përplasje teksa nuk po aktivizohesha dhe iu shpreha se në qoftë se jam i parëndësishëm, unë largohem. Përgjigja e tij ishte duke më treguar sese jam i rëndësishëm për të dhe për klubin.  Për këtë patëm edhe një debat, teksa pasoja për këtë ishte se mbetëm rreth 3 muaj pa i folur njëri-tjetrit. Ai është një njeri me karakter të vështirë dhe tepër nevrik” u shpreh Memushaj. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top