You are here
Home > Kombëtarja > Amir Rrahmani në formë të jashtëzakonshme! Zë vend në formacionin e javës në Itali

Amir Rrahmani në formë të jashtëzakonshme! Zë vend në formacionin e javës në Itali

Në Itali ka përfunduar java e 5-të e kampionatit, ku mbrojtësi shqiptar Amir Rrahmani ia ka dalë të përfshihet në 11-shen më të mirë të javës. Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës ka bërë një paraqitje shumë pozitive në ndeshjen e fundit që ekipi i tij i Veronës luajti kundër Udinezes.

Rrahmani u cilësua si një nga më të mirët në atë përballje, ku i vendosi në vështirësi sulmuesit kundërshtarë. Futbollisti shqiptar është vlerësuar me notën 7.7 në atë takim dhe ka siguruar kështu një vend në formacionin më të mirë të javës, së bashku me shokun e tij të ekipit Miguel Veloso.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top