You are here
Home > Kombëtarja > Altin Lala flet për Rashicën: E kam gjetur që në televizor, i thashë edhe djalit tim për të

Altin Lala flet për Rashicën: E kam gjetur që në televizor, i thashë edhe djalit tim për të

Milot Rashica është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme në Gjermani, teksa është kthyer në lojtarin më të rëndësishëm të Werderit. Gjithmonë i gatshëm për të bërë diferencën e një ndeshje, padyshim që flasim për lojtarin më të mirë shqiptar të momentit.

Së fundmi, për mediat gjermane ka dhënë intervistë menaxheri i tij që është njëkohësisht edhe figura legjendare e Shqipërisë, Altin Lala. Ky i fundit është shprehur se e kishte ndjekur Milot Rashicës që në një moshë të vogël në televizor, madje duke i tërhequr vëmendjen edhe djalit të tij.

“E kam njoftuar edhe djalin tim për këtë. I thashë: “Ke për ta parë sesi do të eci ky lojtar, është vërtet i mirë”, pasi po e shihnim në televizor. Pastaj e kam ndjekur Rashicën në stadium, duke e kontaktuar, ndërsa atje gjendej edhe babai i tij. I kam dhënë mbështetjen e nevojshme djaloshit për të ecur përpara. Gjithmonë e kam ditur se ky lojtar mund të bëj shumë me aftësitë e tij, madje mund të përmirësohet edhe në këtë moment. Unë dua t’i ndihmoj djemtë e talentuar”, ka thënë Lala. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top