
“Elseid Hysaj është një lojtar që mund ta përballonte Bundesligën, gjithmonë sipas mendimit tim. Unë e përkufizoj si një kampionat që të streson shumë, pasi ka dyluftime gjatë gjithë kohës. Megjithatë unë personalisht kisha tipin e lojës të tillë, që më pëlqenin dyluftimet. Ndoshta edhe Xhaka mund të ishte mirë në këtë kampionat”, ishte kjo mënyra sesi Altin Lala shprehej para pak ditësh, në një intervistë ekskluzive dhënë për “Shqiperia.ch”.
Pak ditë kanë kaluar dhe do të ndihet “krisma” edhe për luanin e Kombëtares. Flitet për një të njëjtin futboll që Lala e propozoi se i shkonte përshtat, megjithëse ndryshon objektivi i kampionatit. Por “Premier League” është padyshim një nga kampionatet që të konsumon më shumë fizikisht dhe që kërkon në çdo moment, një lojtar që i pëlqen dyluftimet. Taulant Xhaka është njeriu perfekt që Shqipëria ka, për të përballuar një kampionat të tillë.
Ashtu siç kanë raportuar mediat angleze në orët e fundit, mesfushori Shelvey kërkon një tjetër lojtar që të mbuloj hapësirat me të në gjysmën e fushës të Njukastëll, ndërsa drejtuesit e klubit duket se e kanë gjetur zgjidhjen, Taulant Xhaka.
Ky i fundit është kthyer në një futbollist pankine nga trajneri i Bazelit, ndërsa në Angli përflitet se transferimi do të mbyllet në merkaton e janarit. /Shqiperia.ch/