You are here
Home > Legjionarët > Një tjetër shans mbijetese për Alijin e Llullakun, festë shqiptare në Itali

Një tjetër shans mbijetese për Alijin e Llullakun, festë shqiptare në Itali

Të gjithë futbollistët shqiptarë kanë dalë sot të lumtur nga fusha e lojës pas përfundimit të sezonit të rregullt të Serisë B. Rezultati më i rëndësishëm ishte ai i Virtus Entelës së Naser Alijit dhe Azdren Llullakut që siguroi me fitoren e vuajtur 1-0 në fushën e Novarës praninë në play-out për mbijetesën pikërisht në javën e fundit. Vetëm mbrojtësi ishte në fushë në këtë duel, ndërsa sulmuesi ka harruar prej kohësh se si është të luash rregullisht.

Empoli me Frederik Veselin si zakonisht titullar ka mundur 2-1 Peruxhian e Alesandro Nestës duke mbyllur në mënyrën më të mirë sezonin me ngjitjen në Serinë A si kryesuese e kampionatit. Në Serinë A është ngjitur edhe Parma falë një fitoreje në ndeshjen e saj ndaj Specias, duke përfituar nga gabimi i Frozinones që u ndal në barazim nga Foxhia.

Ka festuar edhe Basha me Barin, që fitoi 2-0 ndaj Karpit, duke siguruar pjesëmarrjen në play-off për ngjitjen në A. Lojtari shqiptar u la pushim në këtë ndeshje, pasi rrezikon pezullimin për shkak kartonësh.

Titullar në fushën e lojës ishte Emanuele Ndoj në barazimin 0-0 të Breshias ndaj Askolit, që i siguroi ekipit të tij mbijetesën edhe një sezon në Serinë B. /vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top