You are here
Home > Kombëtarja > Aliji del nga fusha si të luante boks, në formë fantastike përpara Kombëtares

Aliji del nga fusha si të luante boks, në formë fantastike përpara Kombëtares

Naser Aliji është kthyer në formën e tij më të mirë, ndërsa nuk po humb asnjë ndeshje me Dinamon e Bukureshtit, duke qënë në fushë për 90 minuta. Këtë herë ka ardhur fitorja e dytë rradhazi, ndaj një kundërshtari si Calaria me rezultatin 2-0.

Mbrojtësi shqiptar ka treguar sërish një nivel shumë të mirë në fushë, duke qënë i pakalueshëm në krahun e majtë. Madje në minutën e 83 të takimit Aliji do të merrte një goditje të rëndë me shpatull nga kundërshtari, por e vazhdoi ndeshjen deri në fund pa u ankuar.

Me bilancet si të ishte në një ndeshje boksi, kështu ka dalë futbollisti shqiptar nga fusha në ditën e sotme, ndërsa tregon edhe njëherë se është kandidati kryesor për të marrë vendin e Agollit te Shqipëria. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top