
Një surprizë e madhe erdhi nga ndeshjet çerekfinale e “Champions League”, atje ku Ajaksi ka fituar ndaj Juventusit me rezultatin 1-2, për t’u kualifikuar më tej. Një dëshmi e qartë se milionat nuk mund të bëjnë të vetme diferencën, madje edhe kur me to blen më të mirët në treg.
E tillë ishte edhe situata te bardhezinjtë, që bazuan gjithçka në lojën e Ronaldos. Portugezi ishte i vetmi lojtar që zgjidhte problemet e italianëve në ndeshjet me kualifikim direkt në “Champions League”, madje arriti të shënonte edhe në shtëpinë e tij.
Katër futbollistë të tjerë të Juventusit duhet të sakrifikoheshin e të mbanin kundërshtarët e tyre, që Ronaldo të dilte i lirë e të dërgonte topin në rrjetë. Skema funksionoi, por asgjë tjetër nuk shkoi mirë më pas. Ajaksi bëri përmbysjen e madhe e të merituar, madje duke u duartrokitur edhe nga tifozët vendas.
Por çfarë duhet të bëj Juventusi në këtë moment? Ndoshta pak reflektim nuk do të bënte asnjëherë keq, por Aleks Sandro si braziliani i vetëm ndoshta mund t’i ndihmojë paksa më shumë bardhezinjtë, me fjalën e urtë që vjen nga Brazili. Pikërisht atë që e tha vetë mbrojtësi Marquinho, kur PSG-ja u eliminua nga Manchester United një fazë më parë. “Unë mendoj se koha më e mirë është tani për të mos folur shumë, ose siç i themi edhe ne në Brazil: “Ka ardhur koha të hamë mu**n tonë tani”. Si i vetmi brazilian në fushën e lojës te Juventusit, padyshim që edhe Aleks Sandro i ka përcjell këto fjalë te shokët e tij. /Shqiperia.ch/