
Pas dështimit në Kupë, ku Albasete u eliminua përpara pak ditësh, ndërsa Rei Manaj shënoi golin e shkurtimit të diferencës në 2-3, tashmë ekipi spanjoll është duke u përgatitur për kampionatin.
Në ditën e hënë, Albasete do të luajë përballë Kadizit, sfidë e vlefshme kjo për kampionatin spanjoll. Trajneri i kundërshtarëve, i ekipit të Kadizit, i frikësohet Rei Manajt. Në një intervistë për mediat spanjolle, Cervera shprehet se Albasete ka një skuadër me shumë potencial.
“Kundërshtarët tanë po mundohen të krijojnë një ekip të ri kohët e fundit, është e vërtetë që janë eliminuar në Kupë, por kampionati është një histori tjetër. Në kampionat ata janë një skuadër shumë e mirë, ndërsa grupi i futbollistëve është me potencial të madh. Mjafton të them që te ta ka lojtarë si Rei Manaj, Zozulya dhe Ortuno”, përfundoi Cervera. /Shqipëria.ch/