
Më në fund për kundërshtarët, Alban Meha është në heshtje të plotë dhe nuk bën atë që di të realizojë më mirë, një kryevepër nga goditja e dënimit.
Dy herë radhazi, në dy sfida të ndryshme dhe me të njëjtën histori, mesfushori shqiptar i Elversbergut ndëshkonte kundërshtarët, me perla nga distanca. Por në derbin e humbur sot ndaj Saarbrucken, ndryshon historia.
Këtë herë ekipi i Elversberg ka humbur me rezultatin 2-0 në transfertë, duke mos ia dalë në qëllimin për të dalë me pikë nga kjo sfidë, pavarësisht dëshirës së madhe. Alban Meha nuk arriti të lërë gjurmë, duke dështuar në tentativat e tij për të gjetur golin e tretë radhazi në këtë kampionat. /Shqipëria.ch/