
Alban Meha ose “snajperi shqiptar”, ashtu siç etiketohej ky futbollist para disa kohësh. Megjithëse e vazhdon ende futbollin e luajtur, por në nivele më të ulëta, Meha nuk e harron kurrë Kombëtaren.
Së fundmi ka postuar një foto në rrjetet sociale, gjatë kohës që ishte pjesë e kombëtares shqiptare. Përkrahë tij ishin edhe emra si Bogdani apo Cana, që kanë lënë gjurmë të madhe te kuqezinjtë. Kulmi më i madh i Mehës do të ishte tek Paderborni, teksa ishte lojtari kryesor që ndihmoi në ngjitjen e saj në Bundesligë.
Zakonisht golat realizohen me lehtë në distanca të vogla, por në mënyrë të çuditshme, Meha realizonte gjithmonë nga distanca dhe pozicionet e pamundura. Kjo bënte që tifozët e klubit apo Kombëtares, të binin menjëherë në dashuri me këtë lojtar, që mund të thuhet se perëndoi disi parakohe. /Shqiperia.ch/