Pas një periudhe të gjatë te Lacio, ku Etrit Berisha nuk arriti të fitonte konkurrencën me Marketin, Atalanta do të ishte klubi që do i besonte vendin titullar portierit të Kombëtares.
Berisha u kthye menjëherë në një nga të besuarit e Gasperinit, duke në pjesën kryesore të ekipit. Megjithatë situata ka ndryshuar disi dhe në Itali ngrenë alarmin e një largimi të mundshëm. Trajneri Gasperini i ka surprizuar të gjithë me vendimin e marrë në ndeshjen e fundit ndaj Kajlarit, duke lënë jashtë Etrit Berishën.
Sipas të gjithave mediave italiane, portieri shqiptar shihej si titullar i padiskutueshëm ndaj Kajlarit, por gjithçka ka ndryshuar në momentet e fundit. Kjo shihet si një prespektivë e re e Gasperinit, për t’i besuar vendin e titullarit portierit të ri, Gollinit dhe për të nxjerrë të tepërt Berishën. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/