
Nëse futbolli i sotëm ta shpif në një farë mënyrë në krahasim me atë të viteve të kaluara, padyshim kjo vjen për shkak të delikatesës së futbollistëve. Kohët kanë ndryshuar disi dhe situata ka mbërritur deri aty, aqsa Asensio mungoi në një ndeshje të sezonit të shkuar për Realin e Madridi në “Champions League”, për shkak se nuk mund të depilonte këmbët e tij. Ylli i Realit zgjodhi që të mos paraqitej në një takim pak të rëndësishëm për madrilenët, ndërsa Zidan nuk nugrroi t’i respektonte vendimin.
Tashmë lojtarët duken më shumë se i përkushtohen “Instagramit”, rrjeteve sociale dhe jetës luksoze, për t’u dukur sa më bukur në sytë e të tjerëve. E kështu, kurrsesi nuk mund t’i përkushtohesh futbollit, stemës dhe historisë së një klubi.
Për të gjithë lojtarët që gjenden në ujëra të tilla, disa ndeshje të shikuara ndër historitë e futbollit skocez, nuk do t’i bënin aspak keq. Më poshtë keni pamjet e disa ndeshjeve të derbit mes Sëlltik dhe Rangers, atje ku kartonat jo vetëm që nuk kurseheshin, por nuk kursehej në asnjë mënyrë të vetme as kundërshtari.
Në një arenë boksi kthehej shpeshherë fusha e futbollit, ndërsa nervat ishin thuajse gjatë gjithë kohës të tendosura dhe gati për të shpërthyer në rastin e parë. Sot për njërin prej këtyre klubeve, me Rangersin, luan edhe futbollisti i Shqipërisë, Eros Grezda. Pavarësisht se flasim për kohë dhe histori të tjera, gjithsesi shqiptari duhet të bëj kujdes në këtë fazë të karrierës së tij, sepse në Skoci nuk i kanë harruar “huqet” e vjetra, përkundrazi, derbi ua kujton shpesh. /Shqiperia.ch/