You are here
Home > Futboll Bota > Aktivizoi një mbrojtës të dëmtuar para Mavrajt, Errera e kishte paralajmëruar: Nuk pësonim kaq shumë

Aktivizoi një mbrojtës të dëmtuar para Mavrajt, Errera e kishte paralajmëruar: Nuk pësonim kaq shumë

Skuadra e Arisit ditën e djeshme është mposhtur me rezultatin 0-1 nga skuadra e Olimpiakosit, teksa këta të fundit arritën të merrnin një tre pikësh shumë të rëndësishëm për tabelën e klasifikimit.

Ajo çka u vu re, ishte se dy lojtarët shqiptarë që janë pjesë tek skuadra e verdhezinjve, Migjen Basha dhe Mërgim Mavraj, këtë sfidë e kanë ndjekur nga pankina. Legjionarët nuk u aktivizuan në këtë sfidë, pasi trajneri i Arisit në vendin e tyre preferoi dyshen e mbrojtjes Sosua dhe Delizisis. Aryseja sipas numrit një të pankinës, ishte se këta të dy lojtarët po bëjnë shumë mirë edhe pse Delizisis është i dëmtuar. Gjithashtu është shprehur se ka shumë opsione në mbrojtje dhe duhet të mendojë edhe për ata që nuk kanë luajtur.

“Siopis po luante shumë mirë dhe po e ndihmonte shumë mbrojtjen, por humbëm dhe më duhej të aktivizoja një futbollist më shumë aktiv për të ndihmuar mesfushën. Mendoj se edhe Delizisis po bën shumë mirë, megjithëse ishte i dëmtuar. Kam shumë opsione për mbrojtjen dhe duhet të mendojmë për ato që nuk kanë luajtur”, është shprehur trajneri i Arisit.

Ndërkohë vetëm pak kohë më parë, Errera e kishte paralajmëruar një ulje në stol të dyshes shqiptare, që e nisën në qendër të mbrojtjes ndeshjen e parafundit të këtij ekipi, teksa u mundën me rezultatin 4-0. “Më përpara nuk pësonim kaq shumë gola”, do të thoshte tekniku i skuadrës greke. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top