You are here
Home > Kombëtarja > Ajetin e dogji pas një gabimi naiv, trajneri serb i fiksuar me lojtarët shqiptarë këtë merkato

Ajetin e dogji pas një gabimi naiv, trajneri serb i fiksuar me lojtarët shqiptarë këtë merkato

Sinisha Mihajloviç është hedhur në një tjetër pistë në merkaton e verës, për të kërkuar futbollistin shqiptar që luan me Zyrih. Bëhet fjalë për Benjamin Kolollin, ndërsa Bolonja ka nisur zyrtarizimin dhe negociatat me klubin zviceran.

Mbetet të shihet sesi do të vazhdojë historiku i kësaj piste, por duhet të thuhet se Kastriot Dërmaku ishte një tjetër lojtar shqiptar që i shpëtoj trajnerit serb nga duart. Pëlqimi ishte i madh për gjigantin shqiptar, por ky i fundit i nisur nga precedenti Ajeti, zgjodhi të bashkohej me Parmën.

Ajetit nuk i besua shumë nga ana e Torinos kur asokohe drejtonte Mihajloviç, ndërsa një gabim naiv që do të bënte me kthimin e topit mbrapa mes një terreni të rrëshqitshëm ndaj Empolit, do të sillte edhe largimin përfundimtar. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top