
Sinisha Mihajloviç është hedhur në një tjetër pistë në merkaton e verës, për të kërkuar futbollistin shqiptar që luan me Zyrih. Bëhet fjalë për Benjamin Kolollin, ndërsa Bolonja ka nisur zyrtarizimin dhe negociatat me klubin zviceran.
Mbetet të shihet sesi do të vazhdojë historiku i kësaj piste, por duhet të thuhet se Kastriot Dërmaku ishte një tjetër lojtar shqiptar që i shpëtoj trajnerit serb nga duart. Pëlqimi ishte i madh për gjigantin shqiptar, por ky i fundit i nisur nga precedenti Ajeti, zgjodhi të bashkohej me Parmën.
Ajetit nuk i besua shumë nga ana e Torinos kur asokohe drejtonte Mihajloviç, ndërsa një gabim naiv që do të bënte me kthimin e topit mbrapa mes një terreni të rrëshqitshëm ndaj Empolit, do të sillte edhe largimin përfundimtar. /Shqiperia.ch/