Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti e ka mbyllur huazimin e tij te Krotone dhe tashmë do të rikthehet tek ekipi i Torinos, që zotëron edhe kartonin e tij.
I larguar si i padëshiruar nga trajneri Mihajloviç, futbollisti 25-vjeçar u largua për të pasur më tepër minuta te Krotone, atje ku nuk u vlerësua gjithmonë si një zgjedhje e parë. Megjithëse mbrojtësi i Kombëtares do të ketë mundësinë për të bindur trajnerin Mazarri mbi aftësitë e tij, shanset që Ajeti të qëndrojë në Torino janë relativisht të pakta.
Sipas “Iltorosiamonoi”, mbrojtësin shqiptar e favorizon mosha e tij e re, por për të projektohet një largim përfundimtar nga ekipi i Torinos, ndërsa sfida më e madhe e klubit italian është të mos e lëshojë lojtarin për më pak se 1 milionë e gjysëm euro, shifër e shpenzuar për të kur e morën nga Frosinone. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/