
Në mbrëmjen e sotme janë ndarë çmimet në futbollin zviceran sa i përket sezonit që lamë pas. Një rezyme e përgjithshme është bërë nga ana e Federatës, duke folur për më të mirët.
Kështu, në formacionin ideal të vitit që lamë pas, ishin të përfshirë dy shqiptarë. Bëhet fjalë për Kolollin dhe Kryeziun, të dy lojtarët që përfaqësojnë Kosovën. Nga ana tjetër, në majën e sulmit ndodhej edhe Albian Ajeti, njeriu që e ka bërë prej kohësh zgjedhjen e Zvicrës, madje duke u shprehur edhe së fundmi se nuk shfaq asnjë shenjë pendese.
Në mënyrë të habitshme Taulant Xhaka dhe Bastien Toma dalin pa çmime nga ky organizim. Në konkurrimin për golin më të bukur të vitit, ai i mesfushorit shqiptar e mbyllte konkurrimin pa u hapur mirë. Megjithatë ishte Horau i Young Boys ai që triumfoj në këtë nominim. Nga ana tjetër, një super perfomancë nuk i ka mjaftuar të magjishmit Toma për t’u shpallur si i riu më i mirë në Zvicër, pasi këtë emërtim ia kanë dhënë Djibril Sow. /Shqiperia.ch/
⚽️? Le but de Taulant #Xhaka face à YB la saison passée est nominé pour être le SFL Best Goal 2018 ! Verdict le lundi 28 janvier lors de la #SFLAwardNight ! ? cc @News_SFL pic.twitter.com/IrLMY4sRVQ
— FC Basel 1893 ?? (@FC_Basel_fr) January 23, 2019