
Ajaksi do të përballet ndaj Herenvenit, në takimin e kampionatit që do të zhvillohet në datën 20 janar. Kjo sfidë do të jetë shumë vendimtare për thesarin shqiptar, Arbër Zeneli.
Ky i fundit është padyshim futbollisti më i mirë në Holandë, e nuk kishte sesi të mungonte interesi i gjigandëve europian. “Sky Sport” raporton se Chelsea ka dërguar skautë për këtë ndeshje, që si mision kanë për të vëzhguar më nga afër Zenelin.
Sulmuesi i Kosovës do e priste krahëhapur një ofertë nga klubi i njohur anglez, por përpara se të nisin tratativat, duhet të lihet një përshtypje e mirë ndaj Ajaksit. Faktikisht, këta të fundit e kanë shprehur prej kohësh për të transferuar Zenelin në ekipin e tyre, ndërsa tani mund t’ia marrin piketimin e merkatos përpara syve. /Shqiperia.ch/