You are here
Home > Bundesliga > Ajaksi interesohet për shqiptarin, reagon trajneri i Bajernit: Për Shabanin flet…prespektiva!

Ajaksi interesohet për shqiptarin, reagon trajneri i Bajernit: Për Shabanin flet…prespektiva!

Meritan Shabani prej ditësh po stërvitet në Doha me ekipin e parë të Bayern. Mesfushori me tipare sulmuese po kalon një paraqitje mjaft të mirë me të rinjtë, teksa së fundmi nga Hollanda për të u interesua skuadra e Ajaks.

Për 19 vjeçarin nga Kosova ishin vënë më herët nën shënjestër edhe nga skuadra të tjera, por ngulmimi i drejtuesve bavarez bëri që Shabani të qendrojë. Këta të fundit janë të bindur së shumë shpejt do të kenë lojtarin për të cilin po punojnë prej vitesh.

Një opinion pozitiv ka edhe Niko Kovac për talentin shqiptar. Trajneri i Bayern ishte ai që preu biletën për Shabanin për të qenë pjesë e fazës stërvitore në Katar duke i mbyllur derën çdo interesimi për lojtarin bavarez. Ndërkohë nga Katari, trajneri ka dhënë edhe një prononcim për mediat sportive gjermane ku ndër të tjera ka shprehur edhe komentin e tij në lidhje me Meritan Shabanin. “Brazori është përgjegjës për transferimet, por Shabani është duke luajtur mirë tek të rinjtë. Ai ka një prespektivë që flet për të”, është shprehur Kovac, duke nënkuptuar dhënien e hapësirës te bavarezët./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top