
Nëse Shqipërisë i mungon një lojtar në këto momente, është një futbollist me karakteristikat e Zenelit. Një talent i vërtetë është futbollisti i Herenvenit, nga ata që nuk e ka një të dytë.
I papërmbajtshëm në krahë, i saktë me driblimet, i frikshëm me shpejtësinë, “vrastar” me gjuajtjet e tij dhe po aq fantastik në pasimet e dhëna, çfarë duhet të ketë një lojtar tjetër për të qenë i kompletuar? Asgjë më shumë, Arbër Zeneli është i tillë.
Futbollisti shqiptar e ka kthyer protagonizmin në Holandë në diçka të zakontë, pavarësisht nëse flitet për fitore apo humbje. E tillë ishte ajo e sotmja, ku Herenveni u shokua në shtëpi me rezultatin 3-5 ndaj Heracles. Një top fantastik i dhuruar nga goditja e dënimit nga Zeneli, do të sillte barazimin e përkohshëm për të dërguar rezultatin në 1-1. Pjesa e mbetur, për t’u harruar për Herenvenin. /Shqipëria.ch/