“Champions League” është duke u rikthyer me kulmin e emocioneve, pasi edhe ndeshjet që tashmë po zhvillohen, janë mes një kalibri të lartë. Totenhem-Manchester City ka nisur me “marsh të pestë”, teksa në minutën e 15 të takimit u akordua një penallti me VAR.
Pas prekjes me dorë të Dany Rose, ishte momenti që Aguero të merrte përsipër penalltinë. Nga atje sulmuesi i anglezëve do të gabonte, me portierin Loris që kuptoi gjithë idenë e tij.
Guardiola zgjodhi të mos e shihte momentin e penalltisë, ndërsa ndihmësi Mikel Arteta do i tregonte se Aguero kishte gabuar nga pika e bardhë. I dëshpëruar u shfaq menjëherë trajneri i Manchester Cityt me sulmuesin e tij, megjithëse nuk pa asgjë për mënyrën sesi shkoi, ndërsa Totenhemi mori më shumë besim nga ajo penallti e gabuar. /Shqiperia.ch/