You are here
Home > Kombëtarja > Agolli vë në dyshim Panuçin: Shqipëria i dha leksion, nëse vazhdon si trajner sigurisht

Agolli vë në dyshim Panuçin: Shqipëria i dha leksion, nëse vazhdon si trajner sigurisht

U bënë pak kohë që trajneri Panuçi është larguar nga drejtimi i Kombëtares tonë, për shkak të rezultateve negative që morën kuqezinjtë gjatë kohës që drejtoheshin nga italiani. Pas shkarkimit të tij, menjëherë Shqipëria ndryshoi edhe fytyrën, teksa kjo gjë u pa në ndeshjen që zhvilloi kundër Andorës, pasi u fitua me rezultatin 0-3.

Menjëherë pas largimit të Panuçit nga pankina kuqezi, komentet për të ishin të shumta, ku nuk munguan as nga vetë lojtarët që ai drejtonte. Ndër ta, ditën e djeshme është prononcuar edhe legjionari kuqezi, Ansi Agolli, teksa në një intervistë për emisionin “Zona Gol” komentoi rreth çështjes së largimit të italianit nga drejtimi i Kombëtares, por duke vënë në dyshim vazhdimësin e tij.

“Mendoj se kjo eksperiencë do t’i japë ca mësime të mira edhe Panuçit, gjithmonë nëse do të vijojë të punojë si trajner”, u shpreh Ansi Agolli./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top