
Ansi Agolli është rikthyer gjithmonë në një çështje gjatë kohëve të fundit, sa i përket grumbullimit dhe aktivizimit të tij me Kombëtaren. Panuçi e bëri të qartë në media, se ishte pikërisht mosha e futbollistit kryeqytetas, ajo që e vështirësonte mundësinë e të qënit sërish me kuqezinjtë.
Madje edhe te Karabaku në Azerbajxhan, aktivizimet e mbrojtësit shqiptar kanë qënë të pakëta. Por si për ironi të fatit, sapo hyjmë në muajin e Kombëtares, ka vend edhe për një rast të veçantë te Agolli. Ky i fundit jo vetëm që është shpallur si lojtari më i mirë i ndeshjes në takimin e fundit, por ka qënë edhe në formacionin ideal në Azerbajxhan.
Megjithatë duke parë alternativa të reja si Aliji, Demiri, Binaku, Balliu apo edhe Hysaj me një spostim të mundshëm, marrja e Agollit duket të ketë pak gjasa për Panuçin. Shkëndija është gati për mediat ndaj Panuçit, duke parë nivelin e treguar nga mbrojtësi veteran së fundmi. /Shqiperia.ch/