You are here
Home > Kombëtarja A > Agjenti i Hysajt “presion” Napolit: Është në interesin tuaj, bëni gati kontratën për mbrojtësin

Agjenti i Hysajt “presion” Napolit: Është në interesin tuaj, bëni gati kontratën për mbrojtësin

E ardhmja e Elseid Hysajt u kthye në një “telenovelë” në përfundimin e sezonit të shkuar, teksa të shumta ishin ekipet e njohura europiane, që kërkonin me ngulm shërbimet e mbrojtësit shqiptar.

Mes tyre veçohet edhe skuadra e Çelsit, që dukej shumë pranë nënshkrimit me shqiptarin, pasi drejtimin e londinezëve e morri Sarri. Ky i fundit ishte njeriu që “krijoi” shkodranin si futbollist profesionist, duke i besuar aq shumë te Empoli dhe duke e marrë me vete te Napoli.

Megjithatë e njëjta histori nuk u përsërit kur trajneri italian u largua në Angli, pasi Elseid Hysaj vazhdon të jetë pjesë e Napolit. Në një intervistë për “CalcioNapoli24”, agjenti i shqiptarit, Guffredi shprehet se mbrojtësi është i lumtur që nuk është larguar te Çelsi, ndërsa nënshkrimi i kontratës së re nga ana e Napolit me të, është padyshim në interesin e italianëve.

“Nuk shkoi te Çelsi? Hysaj është i lumtur që qendroi. Ai stërvitet me dëshirë të madhe në drejtimin e Ançelotit. Do të përmisohet shumë në drejtimin e këtij trajneri. Pas disa javësh, do të flasim edhe për kushtet e rinovimit. Është në interesin e Napolit që të flitet për rinovimin. Ai ka lindur në 1994 dhe është një nga më të mirët në Europë”, ka thënë Guffredi. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top