You are here
Home > Kombëtarja > Afrojnë ditët e Kombëtares, bie rendimenti i Ndojit: I lodhur, nuk shfrytëzon dot mundësinë e artë

Afrojnë ditët e Kombëtares, bie rendimenti i Ndojit: I lodhur, nuk shfrytëzon dot mundësinë e artë

Performanca të nivelit të lartë kanë qenë ato që ka dhuruar mesfushori i Kombëtares me Breshian, Emanuel Ndoj, por sapo afrojnë ndeshjet e Shqipërisë, rendimenti i tij ka nisur të bjerë sërish.

Në takimin që ekipi italian zhvilloi në transfertë ndaj Karpit, u arrit një barazim 1-1. Futbollisti shqiptar nuk ishte në ditën më të mirë, ndërsa rënia e nivelit të tij, është theksuar edhe nga ana e mediave italiane. Ndoji është vlerësuar me notën 6 për këtë takim, një notë mesatare kjo, duke parë edhe vlerësimet e tjera për futbollistët e Breshias.

Ndoj (6)- Vrapon aq shumë fillimisht në mesfushë. Në fund ka një shans të artë për të shfrytëzuar dhe për t’i sjellë fitoren ekipit të tij, por ai duket shumë i lodhur dhe nuk e shfyrtëzon mirë momentin e fundit. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top