Mesa duket afrimi i Taulant Seferit në Kombëtaren e madhe është vetëm çështje ditësh. Sulmuesi i cili aktualisht është pjesë e Shpresave, po vazhdon të shënojë rregullisht në kampionatin zviceran, ndërsa këtë herë ia doli ndaj Rapperswil në atë takim të fituar me rezultatin 3-2.
Pas këtij rezultati, ekipi i sulmuesit shqiptar ndodhet me pikë të barabarta me vendin e parë, ndërsa shihet si një nga favoritet kryesore për t’u ngjitur në elitën e futbollit zviceran. Ndërsa nga ana tjetër, duket çështje kohe që Seferi t’i bashkohet kombëtares shqiptare, pasi një ftesë nga Panuçi, në këtë moment dhe formë që po kalon, është e vetmja gjë e sigurtë.
Deri në këto momente, lojtari i lindur në Kumanovë, ka qenë më i miri që Alban Bushi ka pasur në organikën e tij, ndërsa në barazimin e fundit ndaj Estonisë me rezultatin 2-2, të dyja realizimet kanë ardhur nga Seferi. /Shqiperia.ch/