You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Afrimi më i ri te Kosova, Guardiola e lavdëron portierin shqiptar: Iku edhe një ndeshje pa pësuar!

Afrimi më i ri te Kosova, Guardiola e lavdëron portierin shqiptar: Iku edhe një ndeshje pa pësuar!

Ditën e enjte për të dytën herë në një takim Kupe, ishte titullar portieri dardanas që është pjesë e Manchester City, Arijanet Muriqi. Gardiani i portës duket se pak nga pak po fiton besimin e trajnerit spanjoll, Guardiola.

Menjëherë pas ndeshjes,  numri një i Manchester City, Pep Guardiola, ka shprehur një vlerësim të lartë për portierin e përfaqësueses së Kosovës, duke vënë në dukje faktin se Muriqi  e kaloi edhe një ndeshje pa pësuar gol.

“Edhe një tjetër ndeshje për Muriqin pa pësuar gol.  Ne faktikisht nuk shënuam shumë gola edhe pse patëm shumë mundësi, megjithatë portieri ynë ishte në nivel”,  është shprehur Guardiola.

Skuadra e Manchester Cityt ka arritur të kualifikohet në raundin pasardhës të kupës së Anglisë, duke mundur të mposhtin skuadrën e Fulhamit  me rezultatin 2-0. Një fakt pozitiv ky për portierin 19 vjeçar, pasi sa më gjatë të jetë skuadra e “qytetarëve” në Kupë, aq më të mëdha janë gjasat që Muriq të zbresë sërisht në fushë si titullarë, pse jo edhe në kampionat. Ndërkohë pas pak ditësh, futbollisti i Manchester City, do t’i bashkohet Kosovës në takimet ndaj Maltës dhe Azerbajxhanit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top