You are here
Home > Kombëtarja > Afrimi më i ri i Shqipërisë, rrëfehet Kaja: Më ndihmoi Skocia për të arritur Kombëtaren

Afrimi më i ri i Shqipërisë, rrëfehet Kaja: Më ndihmoi Skocia për të arritur Kombëtaren

Egli Kaja është një nga tre afrimet e reja të Pannuçit për dy sfidat e rradhës të Kombëtares. Ndonëse akoma nuk ka bërë debutimin e tij tek kuqezinjtë, mesfushori me tipare sulmuese në një intervistë për “RTSH Sport” është shprehur mjaft i emocionuar për ftesën nga italiani Panuci. Lojtari po pret me padurim kur të zbresë ne fushë me fanellën e Shqipërisë, teksa shpjegon që do të japë maksimumin dhe do ti mbushë mendjen trajnerit italian se nuk e ka thirur kot në ekipin Kombëtar.

“Normalisht që ishte diçka emocionuese, por tani jam gati që të vi dhe të tregoj talentin tim. Nuk kam folur vet me trajnerin, por ka komunikuar menaxheri im. Shpresoj shumë që të marr minuta në të dyja ndeshjet. Do të bëj më të mirën tim.

Transferimi në Skoci më ka ndihmuar në një farë mënyre. Shpresoj që të vlerësohem nga mënyra se si luajë dhe jo nga skuadra se ku jam. I ndjek gjithnjë ndeshjet e Kombëtares. Në ndeshjen e fundit me Skocinë isha në stadium. Kemi një ekip shumë të mirë dhe shpresoj që në këto dy ndeshje të arrijmë fitore.

Prindërit e kanë pritur shumë mirë dhe janë shumë të lumtur. Ata po më përkrahur shumë dhe do të jenë në të dyja ndeshjet ndaj uroj të luaj që t’i bëj krenar. Them se është fillimi dhe nëse më jepet mundësia të luajë do bëj të pamundurën që t’i tregoj trajnerit se e meritoj të jem pjesë e Kombëtares në çdo ndeshje që do të kemi”.

Mesfushori është pjesë e skuadrës së Livingstrong në Skoci, ku është një nga lojtarët më të rëndësishëm të këtij ekipi. Egli Kaja është vetëm 21 vjeç dhe është në fillimet e karrierës së tij, teksa grumbullimin tek kuqezinjtë e Panuçit e cilëson si një ëndërr të tij. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top