You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Afrimi i ri i Shqipërisë për ndeshjet e tetorit, kuqezinjtë kanë nevojë për “gjak të ri”

Afrimi i ri i Shqipërisë për ndeshjet e tetorit, kuqezinjtë kanë nevojë për “gjak të ri”

Në Shqipëri shpeshherë ka mbizotëruar ideja, se një futbollist që të meritojë Kombëtaren, përvecse duhet të jetë i mirë për atë që jep në fushën e lojës, duhet edhe të luaj jashtë Shqipërisë.

Myrto Uzuni i ka të dyja, prandaj sytë janë të gjithë të vështruar nga ky lojtar dhe nga trajneri Panuci, që duhet ta provojë këtë lojtar, të paktën ndaj Jordanisë në miqësore. Tekniku italian ka treguar deri më tani se është një dashamirës i lojtarëve të rinjë dhe për këtë arsye, shanset e një grumbullimi për herë të parë të Uzunit janë të mëdha.

Në ekipin që po merr rezultate shumë pozitive në Kroaci, Lokomotivën e Zagrebit, Uzuni është një nga futbollistët kryesorë dhe të padiskutueshëm, megjithëse ka vetëm pak kohë që ka shkuar në atë skuadër. Loja e tij, driblimet në krahë, shpejtësia që ka dhe dëshira për të qenë i rëndësishëm për shokët e skuadrës, janë cilësi të mjaftueshme që kuqezinjtë të mendojnë në faturën e tyre, edhe një lojtar si Myrto Uzuni. Ndoshta kemi nevojë për gjak të ri. /Sqipëria.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top