You are here
Home > Kombëtarja > Afrimi i mundshëm te Shqipëria, e pohon vetë Kamberi: Shqipëria shtet vëllazëror me Kosovën

Afrimi i mundshëm te Shqipëria, e pohon vetë Kamberi: Shqipëria shtet vëllazëror me Kosovën

Florian Kamberi është një nga sulmuesit më të mirë në Skoci. Me ekipin e Hibernianit, ka arritur që të shënojë në shumë raste, por mbi të gjitha është një tip sulmuesi që Kombëtarja nuk e ka në zotërim aktualisht.

Jo vetëm për të finalizuar aksionet, por edhe aftësi të mëdha ka në driblimet ndaj kundërshtarit. Në një intervistë të fundit të dhënë për mediat skoceze, Kamberi që më parë ka përfaqësuar të rinjtë e Zvicrës, i ka lënë derën hapur edhe Shqipërisë.

“Është e vështirë për mua që të them kush janë shanset më të mëdha dhe për kë do të luajë, pasi nuk e di se çfarë mendojnë saktësisht ata për mua. Unë kam lidhje me të gjitha këto vendet. Jam rritur në Zvicër. Të dy prindërit i kam nga Kosova dhe kam qenë shumë herë atje për pushim. Por edhe Shqipëria është një shtet vëllazëror i Kosovës, është e njëjta gjë për mua në fundin e ditës.

Nuk kam asnjë preferencë. Nuk kam thënë kurrë që një prej tyre vjen si zgjedhje e parë. Do të jetë privilegj që t’i prezantojë. Por nuk kam marrë një telefonatë prej tyre dhe jam duke pritur”, ka thënë Florian Kamberi.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top