You are here
Home > Futboll Bota > Afrimet e reja të Kosovës/ Ëndërra quhet Toma, Hasani në xhep dhe Hadërgjonaj dhuratë e Zvicrës

Afrimet e reja të Kosovës/ Ëndërra quhet Toma, Hasani në xhep dhe Hadërgjonaj dhuratë e Zvicrës

Një kualifikim historik ishte ai i Kosovës, që arriti të dilte nga grupet e “Ligës së Kombeve” për të vazhduar më tej. Dardanët një realitet i ri, që hap pas hapi kërkon të arrijë majat e futbollit europian.

Shanset janë, pasi rezultatet flasin në favor të teknikut Shaland, që ka gati një “armatë” që sa vjen e i pasurohet gjithmonë e më tepër. Në një intervistë dhënë së fundmi për “Sporti në KTV”, trajneri i Kosovës ka folur edhe për afrimet që priten në muajin mars.

Sigurisht, dëshira e të gjithëve ngelet Bastien Toma, ndërsa talenti i Sionit do të vendos mes dardanëve, Shqipërisë dhe Zvicrës. Nga ana tjetër, sulmuesi Florent Hasani duket i garantuar dhe Florent Hadërgjonaj, që është një dhuratë e helvetëve për shkak të mungesës së hapësirës në Kombëtaren e tyre.

“Kampionati në Kosovë nuk ka lojtarë për përfaqësuese, sepse nëse do të kishte, unë do ta merrja. Përshembull ishte rasti i Florent Hasanit, një futbollist i jashtëzakonshëm. Më parë ka qenë pjesë në këtë kampionat dhe unë do ta merrja atë. Megjithatë ai vendosi të shkonte të luante në Hungari. Tani është një nga pretendentët kryesorë për një ftesë në muajin mars”, u shpreh Shaland.

Gjithashtu trajneri i Kosovës është shprehur se dëshira e madhe është të merret talenti i Kosovës, Bastien Toma, që ka mundësi të vendosë për dardanët. Ndërsa shpresat e tij janë rritur shumë për Florent Hadërgjonaj, pasi ky i fundit sheh se ka pak hapësirë te Zvicra. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top