You are here
Home > Futboll Bota > Ademi nuk e bën gjumin e qetë, Bazeli kërkon sulmuesin që mund t’i bashkohet Shqipërisë

Ademi nuk e bën gjumin e qetë, Bazeli kërkon sulmuesin që mund t’i bashkohet Shqipërisë

Pas largimit të Albian Ajetit te West Ham në merkaton e verës, një boshllëk i madh u krijua në majën e sulmit te Bazelit. Të paktën kështu u mendua fillimisht te tifozët, por Kemal Ademi është duke i surprizuar të gjithë.

Sulmuesi me origjinë shqiptare po arrin të gjej formën më të mirë, duke shënuar gjithmonë në portat kundërshtare. Megjithatë drejtuesit e klubit të Bazelit nuk mund të kenë një besim të verbër dhe kërkojnë një tjetër zgjidhje për sulmin.

Për këtë arsye, mediat prestigjoze skoceze raportojnë se zviceranët janë hedhur në sulm për Florian Kamberin. Bëhet fjalë për futbollistin që mund t’i bashkohet Shqipërisë në shtator, ndërsa ditën e djeshme me Hibernianin realizoi edhe dy gola të tjera në Kupë. Ngelet për t’u parë nëse marrëveshja do të arrihet me klubin skocez, ndërsa oferta fillestare e Bazelit është për 2 milionë euro. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top