You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Absurde/ Me Gramozin shihje Ronaldon për 4 euro, në Kosovë duhen 35 euro për të parë…Milanin!

Absurde/ Me Gramozin shihje Ronaldon për 4 euro, në Kosovë duhen 35 euro për të parë…Milanin!

Një situatë skandaloze është ajo që vjen nga Kosova me çmimet e biletave, për takimin që Feronikeli do të ketë me Milanin. Sigurisht, fakti që kjo miqësore do të jetë historike, nuk i jep të drejtën drejtuesëve për të luajtur me tifozët me çmimet e çmendura.

Kjo pasi flitet për dashamirësit shqiptarë, me rrogat që në trevat tona janë të ulta. Gazeta Olle bën një krahasim vërtet të veçantë, teksa ndalet në miqësoren Gramozi-Real Madrid. Kristiano Ronaldo dhe yjet madrilenë do të vinin në Shqipëri, atje ku mund të shiheshin nga afër vetëm për 4 euro.

“Biletat variojnë prej 35, 50, 85, 115 deri në 155 euro, çmime totalisht të paarsyeshme ani pse në “Fadil Vokrri” zbret një klub me emër të madh. Madje, këto çmime duken të “çmendura” nëse kthehemi disa vite prapa, kur Real Madridi vizitoi Shqipërinë për miqësoren me Gramozin.

Besoni apo jo, biletat për tribunën ballore të “Qemal Stafës” kanë kushtuar 500 lekë, që i bie 4 euro e 10 cent.

Tribuna prapa portës kishte kushtuar 200 lekë, apo 1 euro e 64 cent.

E derisa 4.10 euro kushtonte bileta për të parë Real Madridin e Cristiano Ronaldos në tribunën e madhe, çmimi për tribunën lindore të “Fadil Vokrrit” për miqësoren Feronikeli-Milan pritet të kushtojë 50-85 euro.

Absurd mbetet edhe krahasimi i biletave të tribuna prapa portave.

Biletat për sektoret prapa portave ishin 1.65 euro për ndeshjen Gramozi-Real Madrid, derisa në Prishtinë bileta për Milanin kushton nga 35 deri në 50 euro”, shkruan Gazeta Olle. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top