
Nuk ka rëndësi nëse është i lënduar apo jo, nëse Amir Abrashi do të jetë në fushë, atëherë ai do të japë më të mirën. Ashtu ndodhi edhe ndaj Shalkes, teksa pas një mungese të gjatë në fushën e blertë, mesfushori shqiptar ka vrapuar për 90 minuta.
Të gjithë me përshtypje të mira kanë qënë për Abrashin pas takimit të parë, ndërsa mbi të gjitha, është trajneri i Freiburgut që flet me vlerësim të lartë për “maratonomakun” shqiptar. “Kur ai ndodhet në stërvitje, diçka ndryshon në skuadrën tonë”, ka thënë Streich sipas asaj që raporton “Kicker”.
Një buzëqeshje e madhe vjen edhe për Panuçin, që nuk ka pasur mundësi të shfrytëzojë një nga lojtarët më të mirë të Shqipërisë. Nëse marrim për bazë Europianin e Francës, Abrashi ishte lojtari që ka bërë më shumë kilometra në fushën e lojës. /Shqiperia.ch/