
Një ndeshje me rëndësi të veçantë është ajo e kësaj jave për Frajburgun, pasi do të kenë një përballje ndaj Bajernit të Mynih. Në letër është thuajse e pamundur të fitohet, por Amir Abrashi ka një motivim shumë të veçantë për ekipin gjerman.
“Fitojmë dhe birrat i paguaj unë”, shprehet mesfushori shqiptar. Në një intervistë për “Bild”, futbollisti i Shqipërisë shprehet i sigurtë se bavarezët nuk do e kenë të lehtë ndaj Freiburgut. “Unë përpiqem të sjell gjithë aftësitë e mia, veçanërisht agresivitetin. Bajerni jo vetëm që duhet të më kalojë mua, por ata duhet të na kalojnë ne si ekip. Në shtëpi e dimë se çfarë duhet të bëjmë saktësisht ndaj tyre”, ka thënë Abrashi. /Shqiperia.ch/