Fundjava që lamë pas, mund të themi se ishte një nga javët më pozitive të shqiptarëve. Më në fund është rikthyer nga dëmtimi edhe legjionari i Kombëtares tonë, Amir Abrashi. Pas një mungese të tij për afro 11 muajsh, rikthehet të luajë me skuadrën e tij të Freiburgut, në sfidën ku këta të fundit kishin kundër Shalke 04, ndeshje e përfunduar me rezultatin 0-0.
Pas çdo përballje, mediat e ndryshme japin vlerësimet e tyre rreth paraqitjeve të skuadrave, por veçanërisht të lojtarëve. E përditshmja gjermane “Badischezeitung.de”, nuk mund të linte pa komentuar në mënyrë pozitive edhe lojtarin shqiptar.
“Është rikthimi i Bundesligës së tij pas një ndërprerje të gjatë dëmtimi dhe është i motivuar, por gjithashtu i vrullshëm. Angazhim shembullor me kontrollin shumë të mirë dhe të domosdoshëm të topit”, shkruante media gjermane për Abrashin, që bën menjëherë shkëputjen sa i përket nivelit të treguar. /Shqiperia.ch/