
Nëse ishit duke pritur për Amir Abrashin në Bundesligë gjatë kësaj jave, një gjë e tillë nuk do të ndodh.
Mesfushori shqiptar la pas një dëmtim të gjatë që e la jashtë fushave, ndërsa u rikthye në miqësoren ndaj Mainzit. Një paraqitje perfekte ishte ajo e Abrashit, duke marrë parasysh edhe kohën e madhe që gjendej jashtë skuadrës.
Vlerësimet nuk munguan, por trajneri i Freiburgut nuk ka kërkuar hedhjen në aventurë. Futbollisti shqiptar është dërguar te 21-vjeçarët, për të kapur ritmin e duhur të 90 minutave, megjithëse nuk ka ndierë shqetësime së fundmi. /Shqiperia.ch/