You are here
Home > Kombëtarja > Abazajt i lehtësohet puna në Kroaci, shoku i skuadrës futet në karburant i dehur

Abazajt i lehtësohet puna në Kroaci, shoku i skuadrës futet në karburant i dehur

Kristal Abazaj nisi një aventurë të re në karrierën e tij, teksa firmosi me ekipin e Osijekut në Kroaci. Gjithçka nisi në mënyrën më të mirë, me futbollistin shqiptar që arriti që të shënonte në debutim.

Tashmë gjërat nisin të bëhen edhe më të thjeshta për sulmuesin shqiptar, pas skandalit të Petar Bockaj. Ky i fundit luante si sulmues i krahut të Osijekut, atje ku shpeshherë mund të aktivizohet edhe Abazaj.

Bockaj është përjashtuar nga ekipi, ndërsa ka drejtuar makinën në gjendje të dehur. Ai ka shkuar edhe në një pikë karburanti, duke shkaktuar një katrahurë të vërtetë. Kështu Osijeku ka vendosur të shkarkojë menjëherë Bockajn, duke mos i dhënë më asnjë mundësi në ekip. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top