
Në “Elbasan Arena” dëshirës për të qenë present nuk ka mundur t’i rezistojë as Kristal Abazaj. Sulmesi i Kombëtares Kuq e Zi shfrytëzoi ato pak ditë të qendrimit në Shqipëri për të blerë edhe një biletë stadiumi ndaj miqësores me Jordaninë. Pas përfudimit të ndeshjes, Abazaj është shprehur ndër të tjera në një prononcim për “SuperSport” se ka folur nën nxitim kur Panuçi vendosi ta lërë jashtë grumbullimit.
“Kam rënë edhe psikologjikisht nga koha e gjatë e rikuperimit, nuk po arrijë të shpreh veten dhe do më duhet të vazhdoj të punoj fort. Anderlehti vazhdon të besoj te unë sepse për ndryshe do të më huazonin. Trajnerët kanë të drejtë, kam qenë në nerva e sipër për kritikat (lidhur me Panuçin), kombëtarja është aty, po punove fort do të vij sërish” – tha Abazaj.
Sulmesi elbasanas po e vuan edhe fizikisht kalimin në Belgjikë. Stërvitja mjaft intensive dhe ritmi i lartë ka bërë që Abazaj të mos jetë një hap me shokët e rinjë të skuadrës. Megjithatë Abazaj ka besim se edhe kjo situatë e tij jo e favorshme do të kalojë dhe shkëlqimi i tij i dikurshëm do të ndihet sërish./Shqipëria.ch/