
Sa shumë duhet të presim për të parë debutimin e Kristal Abazajt me fanellën e Anderlehtit. Futbollisti shqiptar shkoi me shumë bujë në ekipin belg, gjatë merkatos që sapo lamë pas.
Të gjithë tifozët ishin duke pritur talentin e marrë nga Shqipëria, por ky i fundit nuk po shihet ende në fushën e lojës. Anderlehti shpeshherë gabon me politikat e saj kundrejt njerëzve të talentuar, më parë e ka bërë këtë me Remco Evenepoel.
“Unë kam luajtur te Anderlehti për disa vite. Karriera për t’u bërë një futbollist, më ka buzëqeshur përpara syve të mi atje. U largova nga ekipi belg dhe më duhet të rikthehesha, sepse mamaja ime ishte e sëmurë dhe më duhet t’i gjendesha pranë saj.
Kam qenë edhe kapiten me U-15 e Belgjikës. Doja të isha një mesfushor shkatërrues, por më duhet të riktheksoj se më ka buzëqeshur ëndërra dhe dëshira për t’u bërë një futbollist.
Më pas nuk po grumbullohesha as tek të rinjtë, nuk po e merrja kur një shpjegim ëpr këtë. Shkova te Mechelen, por dëshira ime për të luajtur futboll më ishte zhdukur. Anderlehti nuk po më lejonte më të shkoja askund, kështu që unë luaja futboll vetëm me miqtë e mi. Nuk hoqa kurrë dorë”, ka thënë Evenepoel për “The News”.
Një njeri kampion, i cili nuk mund të dorëzohet lehtësisht, pavarësisht rrethanave dhe mënyrës sesi jeta e ballafaqon atë. Tashmë Evenepoel është një kampion në çiklizëm, teksa ka arritur të fitojë shumë çmime, duke marrë edhe një kontratë profesioniste në këtë sport.
Po flasim për një 18-vjeçar, që në një mënyrë ose një tjetër, e gjeti rrugën e tij, pavarësisht pengesave që hasi te Anderlehti. Këta të fundit ia ndërlikuan jo pak jetën, por Evenepoel ia doli. Tashmë është Abazaj ai që duhet të ketë kujdes, futbollisti shqiptar duhet të nxitojë për t’i treguar të gjithëve sesa vlen dhe për të dalë nga kjo situatë. /Shqipëria.ch/