
Rezervë edhe te rezervat, por Kristal Abazaj nuk pret të vlerësohet tek të rinjtë e Anderlehtit. Këta të fundit kanë arritur të fitojnë me rezultatin 3-2 ndaj Club Brugge në ditën e djeshme, ndërsa talenti shqiptar ka qëndruar në stol gjatë gjithë takimit.
Megjithatë, “Kristali” është duke u përgatitur për një nga shanset e karrierës së tij, nga i cili duhet të marrë më të mirën dhe ta shfrytëzojë në maksimum. Një sinjal pozitiv është dhënë nga trajneri i Anderlehtit pas ndeshjes në “Europa League”, pasi Vanhaezebrouck është shprehur:
“Ne na duhet të gjejmë zgjidhje për tre pozicionet e sulmit tonë. Na mungojnë disa emra në ekipin aktual dhe nuk kemi shumë zgjidhje. Po mendojë të ndryshojë disa futbollistë nga pozitat e tyre. Gjendja nuk është ende dramatike. Do të ishte e tillë nëse ne nuk do të krijonim asnjë shans. Ne do të rikthehemi dhe mund të them se do të kemi energji të reja nga krahët e sulmit. Janë rreth 5-6 futbollistë të rinjë tek të cilët unë kam shumë besim”, ka thënë trajneri i Anderlehtit.
Debutimi i Abazajt me fanellën e gjigantëve belg është thjeshtë çështje kohe, pasi në javën e ardhshme Anderlehti do të ndeshet për Kupë dhe hapësira për shqiptarin në atë kompeticion, është thuajse e garantuar. /Shqipëria.ch/