You are here
Home > Kombëtarja > Abazaj shënoi në debutim, trajneri i Osijek: Kur e thirra për nxehmje, nuk po më besonte

Abazaj shënoi në debutim, trajneri i Osijek: Kur e thirra për nxehmje, nuk po më besonte

Vetëm tre stërvitje me klubin e ri të Osijekut, trajneri e thërret për të hyrë në fushë e për të debutuar menjëherë ndaj Istras në pjesën e dytë, ndërsa Abazaj vendos ndeshjen. Një skenar i tillë edhe nëse do të ideohej nga vetë futbollisti shqiptar, nuk do të shkonte kaq bukur sa në këtë mënyrë.

Gjithçka në mënyrë perfekte për lojtarin e Kombëtares, që në Kroaci po rifiton gjithë besimin e munguar. Pas asaj fitore që Osijeku mori në fundjavë, vazhdon të mbetet në ndjekje të Dinamos së Zagrebit. Trajneri i kroatëve, Zekiç, është shprehur se Abazaj nuk e priste një shans të menjëhershëm prej tij.

“Me mosbesim më pa kur e thirra që të bënte nxehmjen. Dukej sikur ai vetë nuk e priste të kishte një shans. Por nuk ishte nervoz, megjithëse nuk është e lehtë kur ti ke vetëm tre stërvitje të kryera me skuadrës. Unë uroj vetëm vazhdimësinë dhe mendoj se Abazaj mund të përmirësohet ndjeshëm”, tha Zekiç. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top