
Kristal Abazaj ndodhet në momente të vështira, teksa pas largimit të tij te Anderlehti, ende nuk e ka fituar besimin e trajnerit, për të debutuar në fushën e lojës. Nga “parajsa në ferr”, ky mund të quhet përkufizimi më i mirë për Abazajn, që në sezonin e shkuar, i mahniti të gjithë në Superiore.
Një dorë duhet t’i vijë në mbështetje këtij futbollisti në kohë të vështira dhe ajo vjen nga Alban Bushi. Ky i fundit e ka grumbulluar Kristalin për takimet që Shpresat do të zhvillojnë ndaj Spanjës dhe Estonisë, ndërsa është shprehur se është detyrim për ta ndihmuar lojtarin në këtë gjendje.
“Abazaj te U-21 është më i miri, ndonëse nuk ka minuta të luajtura me klubin e tij. Kemi detyrë ta promovojmë dhe ta ndihmojmë”, ka thënë Bushi. /Shqipëria.ch/